|
Aksident, kosovarja perplaset me kamionin |
|
|
|
Thursday, 20 November 2008 |
Elbasan - Aksident automobilistik ne rruget e Elbasanit. Rreth ores 19:30 ka ndodhur nje perplasje mes automjeteve ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd me pasoje plagosjen rende te nje kosovareje. Ngjarja ndodhi ne afersi te fshatit Mirake. Automjeti tip Volksvagen me targe 479 KS 766 i drejtuar nga Merita Ibrahimi 29 vjec, ka humbur drejtimin dhe eshte perplasur me automjetin tip kamion ma targe U 1414 me drejtues N. C.
43 vjec me banim ne Tirane. Si pasoje e perplasjes ka mbetur e lenduar kosovarja e cila eshte derguar ne spitalin kirurgjik te Elbasanit, ku ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore. Ne vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe grupi hetimor. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit nga Merita Ibrahimi. Ndaj saj ka nisur hetimi ne gjendje te lire. Gjate diteve te fundit jane shtuar aksidentet automobilistike ne rruget e Elbasanit. Nje dite me pare si pasoje e perplasjes se dy automjeteve mbeti i vdekur nje shtetas dhe u plagosen tre te tjere. Burimi:kohajone.com |