Sondazh

Kush eshte politikani me i preferuar ne Shqiperi ?
 
Durrės, zhbllokohet nga cektina anija ushtarake PDF Print
Friday, 15 May 2009
Burime zyrtare nga Brigada detare me qendër në Durrës, bënë të ditur se anija ushtarake P-115 u bllokua mbrëmë rreth orës 21.30 pas disa manovrash detare me ndihmën e anijes patrulluese ushtarake "Iliria" 

DURRËS-Anija ushtarake e Flotiljes sonë detare, e cila u bllokua pasditen e kaluar në cektinën detare përballë brigjeve të Durrësit, është nxjerrë sot me ndihmën e anijeve të tjera ushtarake dhe aktualisht ndodhet e ankoruar në kalatat e portit detar.
Burime zyrtare nga Brigada detare me qendër në Durrës, bënë të ditur se anija ushtarake P-115 u bllokua mbrëmë rreth orës 21.30 pas disa manovrash detare me ndihmën e anijes patrulluese ushtarake "Iliria". Anija e Flotijes sonë detare P-115 pësoi një defekt në motorr dje pasdite teksa lundronte drejt bazës së Kepit të Palit, në veri të Durrësit. Era e fortë e ka shtyrë atë në cektinën argjilore përballë brigjeve të qytetit.
Burimet shtuan se tashmë anija ushtarake ndodhet e ankoruar në portin detar të Durrësit.

(d.b/BalkanWeb)
 
< Prev   Next >

Lajmet e fundit nga shtypi shqiptar

Kliko mbi artikullin per ta lexuar !

Figura politike

sali_berisha.jpg

Vizitore Online

Tani ka 41 vizitore online

Futu / Rregjistrohu






Keni humbur Passwordin?
Nuk jeni akoma anetar? Atehere rregjistrohuni ketu
Kliko me poshte dhe ruaj faqen tone ne "social bookmarking" te ndryshme !