| Selmanllari mohon: S'kam patur kontakte me "SAC" |
|
|
| Friday, 15 May 2009 | |
|
TIRANE- Miku i djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha, Rrahman Selmanllari deklaroi dje se nuk ka asnjë lidhje me biznesin e Gërdecit dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me përfaqësues të kompanisë “SAC”. Pavarësisht se media botoi faksimile të prokurës ku bosi i “SAC”-it, Patrik Henri autorizon Selmanllarin të lidhë kontratat për Gërdecin, vetë miku i Shkëlzenit e mohoi diçka të tillë. “Disa të përditshme të kontrolluara nga e njëjta dorë kanë publikuar sot disa faksimile sipas të cilave unë kam tërhequr fishekë nga MEICO për llogari të kompanisë amerikane SAC. I bëj me dije opinionit që unë nuk kam pasur kurrë asnjë kontakt me asnjë përfaqësues të kompanisë SAC dhe nuk kam kryer kurrë asnjë veprim si përfaqësues i kësaj kompanie”, shkruan Selmanllari në një deklaratë për shtyp. “Në asnjë nga faksimilet e publikuara ku pretendohet se unë kam vepruar në emër apo për llogari të kompanisë SAC nuk figuron firma ime”, shtoi ai. Në fakt, është e vërtetë që në dokumentet e testit të armatimit ku figuron emri i Selmanllarit si përfaqësues i “SAC”-it, firma e tij mungon, por këto dokumente janë sekuestruar nga prokuroria në kompjuterin e Zakës, i cili është funksionar i lartë i MEICO-s. Nga ana tjetër, “GSH”-ja ka publikuar faksimile të prokurës së Patrik Henrit që autorizon Rrahman Selmanllarin të lidhë kontrata për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit. Po kështu, “Gazeta” zbardhi edhe biseda telefonike të Selmanllarit me bosin e “Albademil”-it, Mihal Delijorgji. (s.g/GSH/BalkanWeb) |
| < Prev | Next > |
|---|



