| Sarandė, dorėhiqet njė anėtar i kryesisė sė PBDNJ |
|
|
| Friday, 15 May 2009 | |
Doreheqja ka qene në shenjë proteste ndaj liderit të kësaj force politike, Vangjel Dule i cili një ditë më parë u bashkua me koaliconin e majtë “Bashkimi për Ndryshim”. SARANDË - Kryetari i komunës Finiq në rrethin e Delvinës, ka dhënë dorëheqjen nga kryesia dhe nga organet e tjera të partisë PBDNJ, në shenjë proteste ndaj liderit të kësaj force politike, e cila një ditë më parë u bashkua me koaliconin të majtë “Bashkimi për Ndryshim”. Ziso LLuci ka bërë të ditur arsyet që e shtynë të merrtë këtë vendim. "Kryetari i PBDNJ-it, Vangjel Dule, me veprimet antidemokratike dhe apatia në bazë, si dhe shkëputja e plotë e udhëheqjes dhe e deputetëve nga elektorati i minoritetit grek në jug të vendit, ka krijuar këtë situatë. Jap dorëheqjen time të parevokueshme nga kryesia dhe nga të gjitha organet e PBDNJ”. Lluci sqaron se dorëheqja e tij nuk nënkupton në asnjë rast inkuadrim në ndonjë parti tjetër, por pavarësi të plotë në interes të minoritetit. (d.b/BalkanWeb) |
| < Prev | Next > |
|---|


Doreheqja ka qene në shenjë proteste ndaj liderit të kësaj force politike, Vangjel Dule i cili një ditë më parë u bashkua me koaliconin e majtë “Bashkimi për Ndryshim”. 
