Sondazh

Kush eshte politikani me i preferuar ne Shqiperi ?
 
Ndėrtuesit: Nga taksat nuk ulim ēmimet PDF Print
Friday, 05 June 2009
 Janë 4 mijë apartamente pa shitur. Ndërtuesit thonë se nga politikat qeveritare, të ndjekura në drejtim të biznesit, ata po detyrohen të mbajnë stok një pasuri të pallogaritshme 

TIRANE-Në mbarë vendin janë 4 mijë apartamente të ndërtuara e të gatshme për shitje, por, me gjithë ofertën e rritur, ndërtuesit nuk janë në gjendje të ulin çmimin e shitjes. Ndërtuesit thonë se nga politikat qeveritare, të ndjekura në drejtim të biznesit, ata po detyrohen të mbajnë stok një pasuri të pallogaritshme. 
Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se ndërtuesit paguajnë TVSH për çdo metër katror të ndërtuar, me çmim ligjor prej 30 mijë lekësh. Ky çmim u rrit për herë të fundit vitin e kaluar. "Përgjysmimi i çmimeve të lëndëve të para në tregun botëror dhe atë vendas, nga hekuri te çimentoja, nuk janë pasqyruar në koston e ndërtimit, që njihet nga administrata fiskale", - thonë ekspertët.
Çmimet për Tiranën u freskuan për herë të fundit vitin e kaluar, nga 600-1.200 euro/m2, si bazë mbi të cilën paguhen taksat.  Gjatë vitit të kaluar është vendosur një taksë e re për transferimin e pronësisë në masën 9% të vlerës së banesës që shitet për herë të parë dhe 9% të fitimit të realizuar për banesën e shitur për herë të dytë.  Qeveria ka vendosur edhe çmime referencë për normat e fitimit për metër katror nga shitja e apartamenteve të reja, të cilat përdoren për llogaritjen e tatimit mbi fitimin.

(d.b/BalkanWeb)
 
< Prev   Next >

Lajmet e fundit nga shtypi shqiptar

Kliko mbi artikullin per ta lexuar !

Figura politike

edi_rama.jpg

Vizitore Online

Tani ka 44 vizitore online

Futu / Rregjistrohu






Keni humbur Passwordin?
Nuk jeni akoma anetar? Atehere rregjistrohuni ketu
Kliko me poshte dhe ruaj faqen tone ne "social bookmarking" te ndryshme !