Sondazh

Kush eshte politikani me i preferuar ne Shqiperi ?
 
Studimet nė Itali, 10 gushti afati i fundit pėr dėftesėn PDF Print
Sunday, 07 June 2009
Aktualisht pranë ambasadës italiane janë dorëzuar rreth 3 mijë aplikime. Ato u janë dërguar tashmë universiteve përkatëse dhe ka nisur seleksionimi i kandidatëve, të cilëve do t'u pranohet kërkesa. 

TIRANE- Maturantët që kanë aplikuar për të studiuar në një nga universitetet italiane, kanë afat deri më 10 gusht për të dorëzuar dëftesën e pjekurisë. Ambasada italiane ka njoftuar se do të presin të rinjtë për këtë dokument deri në orën 12:00, kohë pas së cilës do të mbyllen sportelet.
Aktualisht, të rinjtë që kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në Itali, dhe që janë maturantë në vitin e fundit, të cilët do të marrin dëftesën në verën e 2009, kanë paraqitur për regjistrimin paraprak vetëm një certifikatë (vërtetim notash), që tregon frekuentimin dhe notat e tre viteve të para si dhe të simestrit të parë të vitit të katërt. Ambasada përcakton se ata kanë detyrimin për të dorëzuar Dëftesën në origjinal pranë Ambasadës, sapo ta marrin atë, të shoqëruar edhe me Certifikatën e Maturës Shtetërore. Sipas ambasadës italiane për t'u regjistruar në universitetet përtej Adriatikut kërkohen të njëjtët tituj studimi, të cilët nevojiten për regjistrim edhe në universitet Shqiptare. Për këtë arsye, ambasada ka sqaruar se që në fazën e regjistrimit paraprak, është e domosdoshme të bashkëngjisni fotokopje të formularit të regjistrimit në dy provimet me zgjedhje të domosdoshme për regjistrimin në Universitetet shqiptare (Formulari A1). Ata që e kanë kryer shkollën e mesme duhet detyrimisht të parqesin dëshminë e provimeve me zgjedhje MATURA SHTETERORE). Duhet gjithashtu edhe fotokopje e certifikatës së njohjes së gjuhes italiane (CELI 3), e mbrojtur në momentin e regjistrimit paraprak dhe e lëshuar nga istitucionet e autorizuara nga Ministria e Arsimit Italiane. Aktualisht pranë ambasadës italiane janë dorëzuar rreth 3 mijë aplikime, të gjithë të rinj që duan të kenë në xhep një diplomë të lëshuar nga një universitet italian. Të gjitha aplikimet u janë dërguar tashmë universiteve përkatëse dhe ka nisur seleksionimi i kandidatëve, të cilëve do t'u pranohet kërkesa. Lista pritet të bëhet publike pas një muaji, së bashku me procedurat e reja që duhet të ndjekin të përzgjedhurit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
 
< Prev   Next >

Lajmet e fundit nga shtypi shqiptar

Kliko mbi artikullin per ta lexuar !

Figura politike

sali_berisha.jpg

Vizitore Online

Tani ka 76 vizitore online

Futu / Rregjistrohu






Keni humbur Passwordin?
Nuk jeni akoma anetar? Atehere rregjistrohuni ketu
Kliko me poshte dhe ruaj faqen tone ne "social bookmarking" te ndryshme !