Sondazh

Kush eshte politikani me i preferuar ne Shqiperi ?
 
Policia “shkrumbon” drogėn e sekuestruar PDF Print
Sunday, 07 June 2009
Eshtë asgjësuar një sasi prej 28 kilogramësh e 286 gramë heroinë, 4 kg e 960 gramë përzierës, si dhe 7 kg e 361 gramë kokainë. Personat të cilëve u është kapur kjo lëndë narkotike, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar. 

TIRANE- Afro 40 kilogramë drogë e sekuestruar gjatë operacioneve të ndryshme policore në vend, është asgjësuar me djegie në zonën e Sharrës në periferi të Tiranës.


Lajmin e bëjnë të ditur për "Gazeta Shqiptare" burime zyrtare nga policia e Tiranës. “Një komision i përbërë nga një prokuror i Krimeve të Rënda, një gjyqtar, një përfaqësues i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, si dhe zyrtarë të lartë të policisë, asistuar nga specialistë dhe ekspertë, në vendin e quajtur Sharrë, e pikërisht në Fushën e Mbeturinave të Sharrës, në zbatim të urdhrave të prokurorit për zbatimin e vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, bëri asgjësimin me djegie të një sasie të madhe droge”, thuhet në një njoftim për shtyp të policisë kryeqytetase.

Kështu, është asgjësuar një sasi prej 28 kilogramësh e 286 gramë heroinë, 4 kg e 960 gramë përzierës, si dhe 7 kg e 361 gramë kokainë. Personat të cilëve u është kapur dhe sekuestruar kjo lëndë narkotike, janë shpallur fajtorë dhe dënuar të gjithë me burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Togat e zeza kanë vendosur dhe për asgjësimin e lëndës së kapur narkotike dhe në këtë kuadër, dje është realizuar dhe procesi në prani të një komisioni të posaçëm. Për të shmangur aludimet e mundshme, procesi për asgjësimin e drogës është filmuar dhe fotografuar.
(s.g/BalkanWeb)
 
< Prev   Next >

Lajmet e fundit nga shtypi shqiptar

Kliko mbi artikullin per ta lexuar !

Figura politike

fatos_nano.jpg

Vizitore Online

Tani ka 30 vizitore online

Futu / Rregjistrohu






Keni humbur Passwordin?
Nuk jeni akoma anetar? Atehere rregjistrohuni ketu
Kliko me poshte dhe ruaj faqen tone ne "social bookmarking" te ndryshme !