|
'Euronews': Zgjedhjet nė Shqipėri, njė test pėr BE |
|
|
|
Monday, 29 June 2009 |
"Euronews" ka përgatitur dje një kronikë për zgjedhjet në vendin tonë, duke i cilësuar ato si prova e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane. "Shqipëria, dikur shteti më i izoluar i Europës, zhvillon nesër zgjedhjet që shihen si një provë vendimtare për t'u bashkuar me familjen europiane.
Sali Berisha, prej kohësh udhëheqës i Partisë Demokratike, ish president dhe tani kryeministër, këmbëngul se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme". Sipas kronikës, votimet e mëparshme janë kundërshtuar nga vëzhguesit, të cilët deklaruan se zgjedhjet nuk përmbushën standardet ndërkombëtare. "Kundërshtarët socialistë të Berishës, komunistët e reformuar të udhëhequr nga Edi Rama kanë hedhur që tani dyshime mbi aftësinë e qeverisë për të organizuar një votim të ndershëm. Ndërsa sondazhet tregojnë se zgjedhjet janë të balancuara"- thuhet më tej në kronikë. Programet e partive janë pak a shumë të ngjashme, synojnë hapjen e vendeve të punës, hyrjen në BE, stabilitet, ndërkohë që akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Kronika thekson edhe parashikimin e FMN-së për një rënie dramatike të rritjes ekonomike gjatë këtij viti. "Zgjedhjet u paraprinë nga dhuna sporadike, një zyrtar i Kristian Demokratëve u vra kur makina e tij u hodh në erë, ndërsa një anëtar i Partisë Demokrate, në pushtet u vra gjatë një sherri për posterat". Burimi: shekulli.com.al |