Sondazh

Kush eshte politikani me i preferuar ne Shqiperi ?
 
Berisha dhe Rama: Presim rezultatin nga numėrimi PDF Print
Monday, 29 June 2009

TIRANË- Pak minuta pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, kryeministri i vendit ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për ecurinë e procesit. Ai është shprehur optimist për pjesëmarrjen në votime, duke deklaruar se në këto zgjedhje pjesëmarrja ka qenë 15% më e lartë se në 2005-n.
"Kanë votuar fuqishëm më shumë Tirana, Durrësi, Shkodra, Korca, Elbasani. Në tërësi është treguar entuziazëm elektoral"- tha ai. 


Berisha ka shprehur besim të plotë te komisionerët, te policia e shtetit, në traditën e shkëlqyer të transportit perfekt të materialeve, e cila sipas tij, ka pasur zero implikim në këtë fushatë.
"Besim më i madh është në numërimin, i cili është elektronik dhe mund të ndiqet direkt. Shqipëria evropiane është e të gjithë qytetarëve shqiptarë, kjo nuk ka asnjë lloj komenti. Të ndjekin rezultatin me maturi dhe qytetari"- ka thënë më tej ai.
Berisha ka garantuar se do të presë rezultatin deri në orët e vona të natës, duke thënë prerë se votat i shpall Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe jo sondazhet.


RAMA
Fill pas kreut të qeverisë, në një dalje për mediat, lideri i PS-së, Edi Rama ka shprehur falënderimet e tij për gjithë shqiptarët që sipas tij, e bënë këtë ditë një ditë historike, duke realizuar pjesëmarrjen më të madhe në votime.
Rama duke nënvizuar një sërë parregullsish ka deklaruar se në tërësi u realizua objektivi i garantimit të procesit të qetësisë dhe normalitetit demokratik. "Nuk mund të themi deri tani, që policia e shtetit nuk ishte në lartësinë e detyrës, por është momenti të theksojmë se ka mbaruar pjesa e parë e procesit, pjesa e dytë që nis me rënien e errësirës është pjesa e transportit dhe kërkohet një përqendrim maksimal i aktorëve të përfshirë në proces dhe i policisë së shtetit"- tha ai.
Ai ka kërkuar vëmendjen e të gjithë personave të përfshirë në procesin e transportit e më pas të numërimit të votave.
"Është momenti që të gjithë të kuptojnë se principi i Exit Poll nuk mund të na japë asgjë të saktë sepse në kushtet që këto zgjedhje janë zhvilluar dhe trysninë e ushtruar, njerëzit që kanë votuar nën trysni do të jenë më pak në shprehjen e votës së tyre para intervistuesve. Për këtë do të presim vetëm vendimin e popullit shqiptar në procesin e numërimit dhe si pasojë e numërimit. Nëse pala tjetër do të ruajë qetësinë nuk do të thërrasë fitore si ka bërë në vitet 2007, '03, '00, edhe ne do të respektojmë këtë qetësi"- tha Rama.

Burimi: shekulli.com.al

 
< Prev   Next >

Lajmet e fundit nga shtypi shqiptar

Kliko mbi artikullin per ta lexuar !

Figura politike

fatos_nano.jpg

Vizitore Online

Tani ka 81 vizitore online

Futu / Rregjistrohu






Keni humbur Passwordin?
Nuk jeni akoma anetar? Atehere rregjistrohuni ketu
Kliko me poshte dhe ruaj faqen tone ne "social bookmarking" te ndryshme !