Sondazh

Kush eshte politikani me i preferuar ne Shqiperi ?
 
Grabitet filiali i postės, policia identifikon autorin PDF Print
Monday, 13 July 2009
• Ngjarja ndodhi në orën 15:00 të pasdites së të shtunës, ku një person edhe pse pa armë dhe i maskuar vetëm me një kapele, mundi t'i marrë me forcë lekët e arkës së postës. Policia ben te ditur se ka identifikuar autorin 


TIRANE- Policia identifikon grabitësin e 18 mijë lekëve të reja në filialin e 13-të të Postës Shqiptare, e cila ndodhet në Qytetin Studenti. Ngjarja ndodhi në orën 15:00 të pasdites së të shtunës, ku një person edhe pse pa armë dhe i maskuar vetëm me një kapele, mundi t'i marrë me forcë lekët e arkës së postës. Policia mori në pyetje punonjësen e filialit të postës, e cila kreu edhe përshkrimin e tipareve të autorit dhe theksit e dialektit që kishte përdorur në të folur. Burimet policore nuk kanë bërë të ditur identitetin e autorit për arsye hetimi, por kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një adoleshent përdorues droge. Thuajse në të njëjtën zonë, në afërsi të Bankës Amerikane një javë më parë u grabit një pikë bastesh sporteve, ku dy persona mundën t'i merrnin 10 mijë lekët e reja të xhiros punonjësit të lokalit. Sipas policisë, të dyja ngjarjet dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe kryhen nga i njëjti grup grabitësish.

(d.b/BalkanWeb)
 
< Prev   Next >

Lajmet e fundit nga shtypi shqiptar

Kliko mbi artikullin per ta lexuar !

Figura politike

edi_rama.jpg

Vizitore Online

Tani ka 26 vizitore online

Futu / Rregjistrohu






Keni humbur Passwordin?
Nuk jeni akoma anetar? Atehere rregjistrohuni ketu
Kliko me poshte dhe ruaj faqen tone ne "social bookmarking" te ndryshme !